Liverpooli merr kreun e tabelës, mposhti Wolverhamptonin

 
Ka përfunduar ndeshja mes Wolverhampton dhe Liverpool, ku pas 90’ minutave lojë ky i fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Gjigandi anglez Liverpool ka shënuar fitore sot me rezultat minimal 1:0 kundër Wolverhampton, përmes golit të Divock Origi.
Origi doli të ishte heroi për skuadrën e Jurgen Klopp, ku ia siguroi pikët e plota përmes golit të tij në minutën e 90’+4 shtesë të ndeshjes.
Me pikët e reja, Liverpooli tani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 34 pikë të arkëtuara, duke lënë pas Chelsean në pozitën e dytë me 33 sosh, dhe Manchester Cityn në pozitën e tretë me gjithsej 32 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Wolverhampton tani pozicionohet në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 21 pikë, aq sa ka edhe Manchester United në pozitën e shtatë.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button