​Aksident me fatalitet, vdiq një 70 vjeçare

 
Sonte rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Sipas Policisë, nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasesin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Back to top button