Liverpooli në bisedime për ta rikthyer yllin portugez nga huazimi

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpooli ka nisur bisedimet me RB Leipzigun për ta rikthyer nga huazimi Fabio Carvalhon.

Liverpooli e huazoi gjatë verës Carvalhon te RB Leipzigu, por që ylli portugez nuk po ka minutazhë të kënaqshme me skuadrën portugeze.

Si pasojë e minutazhës jo të mirë Liverpooli po planifikon ta ndërpres marrëveshjen e huazimit me RB Leipzigun.

Carvalho mund të jetë titullar në ndeshjen e sotme të RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, por këtë sezon ai ka luajtur vetëm 257 minuta në të gjitha garat, gjë kjo e cila e ka lënë të pakënaqur Liverpoolin.

Back to top button