Liverpooli ngjitet në krye të tabelës së Premier Ligës

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Crystal Palace dhe Liverpoolit, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota dhe tani është lider i Premier Ligës.

Pas më shumë se 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Selhurst Park”, Liverpooli e ka mposhtur 2:1 skuadrën e Crystal Palace.

Golat e fitores te Liverpooli i shënuan Mohamed Salah (minuta e 756’) dhe Harvey Elliott (minuta e 90+1’), kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Jean Philippe Mateta nga penalltia në minutën e 57’.

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Arsenali në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Crystal Palace renditet në vendin e 14 me 16 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Liverpoolit.

Back to top button