Liverpooli po synon transferimin e yllit të Bayernit

Gjiganti anglez, Liverpool, besohet se dëshiron që të përforcojë ende skuadrën në prag të fillimit të ri të sezonit 2022/23 të Premier Ligës.
Siç raportohet nga “90min”, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga klubi që të transferojë anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane gjatë merkatos aktuale verore.
Por, në mënyrë që “Të Kuqtë” të sigurojnë shërbimet e Sanes, atyre do të iu nevojitet që të paguajnë një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.
Që prej transferimit nga Manchester City te Bayern Munichu, Leroy Sane ka arritur të bëjë 90 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 25 gola dhe 27 asistime.

Back to top button