Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Tre qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 80 vjeç.
Janë konfirmuar 808 raste të reja me virusin, nga 2 mijë e 75 testime të kryera. Bashkia me numrin më të madh të rasteve të reja është Tirana- 267.
Ndërsa janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304 mijë e 950 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.
Në Shqipëri janë 7 mijë e 638 raste aktive me COVID-19./21Media
Back to top button