Liverpooli shënoi fitore kundër Arsenalit

 
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së Arsenalit, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të Premier Ligës angleze.
Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e Arsenalit, përmes golave të Mane, Jota, Salah dhe Minamino.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi senegalez Mane, i cili shënon në minutën e 39’ për 1:0, gol ky që ishte i fundit për pjesën e parë.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Jurgen Klopp, ku shënoi edhe tre gola të tjerë përmes Jotas në minutën e 52’, Salah në minutën e 73 dhe Minaminos në minutën e 77’.
Me pikët e reja, skuadra e Liverpoolit ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 25 pikë, dy sosh më shumë se Manchester City e West Ham në pozitat tre dhe katër.
Në anën tjetër, me humbjen e sotme Arsenali vazhdon të qëndrojë në pozitën e pestë me gjithsej 20 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 4:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button