Liverpooli shënon fitore ndaj Southampton, i afrohet Chelseat në tabelë

 
Gjigandi anglez Liverpool ka shënuar sot fitore me rezultat të thellë 4:0 kundër skuadrës së Southampton, e vlefshme kjo për xhiron e 13 të Premier Ligës angleze.
Fillimisht, ishte sulmuesi Diogo Jota ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar në minutën e 2’ për 1:0.
Epërsinë në 2:0 e thelloi Jota, i cili shënon golin e dytë personal dhe të Liverpoolit në minutën e 32’ të ndeshjes. Pesë minuta më vonë, mesfushori Thiago Alcantara thellon epërsinë në 3:0 me një gol të bukur në minutën e 37’.
Golin e fundit të ndeshjes dhe të katërtin për Liverpoolin e shënoi mbrojtësi Virgil Van Dijk në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e 52’.
Me tre pikët e reja, Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 28 pikë, një më pak se Chelsea që zë vendin e parë në tabelë.
Në anën tjetër, Southampton pozicionohet në vendin e 14 në tabelë me gjithsej 14 pikë të arkëtuara.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 4:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button