Liverpooli s’mund ta mposht as Wolverhamptonin
Pasi e nisi vitin 2023 me humbje ndaj Brentfordit, Liverpooli ka barazuar sot me skuadrën e Wolverhamptonit, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup.
Gjiganti anglez, Liverpool po vazhdon të kalojë nëpër një bilanc negativ të rezultateve, ku sonte nuk arriti më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Wolverhampton.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Anfield Road” u shënuan plot katër gola, ku Liverpooli barazoi 2:2 me Wolves.
Golat për skuadrën e Jurgen Klopp i shënuan Darwin Nunez (minuta e 45’) dhe Mohamed Salah (minuta e 52’), kurse për “Ujqërit” golashënues ishin Goncalo Guedes (minuta e 26’) dhe Hwang Hee-Chan (minuta e 66’).
Me barazimin e sotëm, Wolverhampton tani do ta pres Liverpoolin në “Molineux” për të përcaktuar se cila skuadër kalon tutje në raundin e katërt në FA Cup.
Rezultati final, 2:2.