Lladrovci: Jemi vend i vakive, paratë e vjedhura jepen donacion

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas debatit të madh rreth shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Lladrovci në Facebook ka shkruar se jo të gjithë njerëzit i marrin të gjitha favoret, sepse, konsiderojnë se paga që marrin është e mjaftueshme, pa favore e dhuratat tjera.
Tutje Lladrovci ka thënë se çështja e shpenzimeve të udhëtimit zbuloi shumë gjëra.
‘Vërtetë, ka njerëz që i marrin të gjitha ato që ua ofron ndonjë rregullore për favoret e përgjegjësisë institucionale. Por, jo të gjithë i marrin, sepse, konsiderojnë se paga që marrin është e mjaftueshme, pa favore e dhuratat tjera. Çështja e shpenzimeve të udhëtimit zbuloi shumë gjëra. Sepse, nëse është hëngër pitja, tepsia ka mbetur. Jam i lumtur se nga buxheti për shpenzimet e udhëtimit, nuk kam marrë asnjë cent. E kam konsideruar se është e tepërt. Ma e forta e tërë këtij tregimi tragjik e komik të ditëve të fundit, është që paret e vjedhura nga mashtrimi për vendbanim jepen donacion. Na jemi vend i vakive, po po…sui generis”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ndërkaq, dje Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021. Shpenzimet e udhëtimit të deputetëve mund t’i gjeni KËTU./21Media

Back to top button