Milani me epërsi prej tre golave mbyll pjesën e parë kundër Lazios

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian mes AC Milan dhe Lazio, ku momentalisht nikoqirët gjejnë vetë në epërsi prej tre golave.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, gjigandi italian Milan është në epërsi prej 3:0 kundër Lazios.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi anësorë Rafael Leao, i cili kalon Milanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 24’.
Rezultatin në 2:0 e thelloi sulmuesi Olivier Giroud në minutën e 41’, kurse i njëjti shënoi edhe golin e tretë për “Rossonerët” në minutën e 45’+1 shtesë.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 3:0 për Milanin.

Back to top button