Lladrovci kritikon PDK-në për vendimin kundër kthimit të Fatmir Limajt

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar vendimin e PDK-së për të mos e kthyer në parti Fatmir Limajn.
Kryesia e kësaj partie vendosi sot kundër përfshirjes së Limajt dhe partisë së tij në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lladrovci ka thënë se kështu “u ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së”.
“Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së. Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite. Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!”, ka shkruar Lladrovci përmes një postimi në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?