Agim Veliut i hapen dyert për t’u kthyer, Dega e LDK’së në Podujevë e propozon për deputet

Anëtarë i Kryesisë së LDK’së, Besian Mustafa, ka njoftuar se në mesin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga Dega e kësaj partie në Podujevë, është edhe Agim Veliu.
Përveç Veliut, janë propozuar edhe Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu dhe Zaim Thaçi.
“Bashkë, Kandidatët e propozuar nga LDK Podujevë: Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi”, ka shkruar Mustafa.
Veliu nuk ishte përfshirë në listën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?