Lladrovci paditi edhe një herë Drenorin për shpifje

“Po të pres në gjyq shpifës”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngrit padin e dytë kundër shpifjes dhe fyerjes që i janë bërë atij nga  ish-asamblisti i komunës së Drenasit, Xhavit Drenori.

Dernori para një jave ka akuzuar, Lladrovcin  duke thënë se ka dyshime që ky i fundit ka qenë i informuar për veprimet e paligjshme të policit të dyshuar për abuzim seksual me të miturën në Drenas.

Përmes një postimi në Facebook kryetari ka shkruar se ka besim në organet e drejtësisë, si dhe është i gatshëm ta pres në gjygj, Xhavit Drenorin të ballafaqohet me të gjitha shpifjet që ai i ka bërë.

 

Më 8 janar, Lladrovci kishte ngritur padinë  e parë për, Xhavit Drenorin në lidhje me këto shpifjet. 

Para një jave në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Në lidhje me këtë rast aktualisht profesori Sh.Xh dhe zyrtari policor V.V, që dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht janë në paraburgim për një muaj, ndërsa mjeku që ka kryer abortin është në arrest shtëpiak. /21Media 

 

Back to top button