Lladrovci shpalos programin e PDK-së për Drenasin

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka premtuar se deri në fund të vitit qytetarët e Drenasit do të kenë ujë.
“Janë bërë pagesat dhe mua më ka marrë afro 3 vjet hetime, tashmë hetimin e kam përfunduar dhe pres që vitin e ardhshëm t’i furnizojë qytetarët me ujë”, tha Lladrovci.

Laldrovci ka thënë se nuk ka rrugë të pa asfaltuar në Drenas dhe se kanë mbetë veç disa rrugica.

Tutje, kryetari aktual i Drenasit ka thënë se do ta bëjë digjitalizimin e bibliotekave në këtë komunë.

Ndërkaq, ka folur edhe për bizneset, me ç’rast ka treguar çfarë do të bëjë PDK për bizneset në Drenas.

Gjatë debatit, Lladrovci ka thënë se ka vendosur kamera të fshehta për t’i identifikuar “keqbërësit”.

Por, me cilat projekte krenohet Lladrovci gjatë mandatit të tij 4 vjeçar?

Kandidati i PDK-së për kryetar komune ka thënë se vitin e ardhshëm buqit do ta kenë ujin pa pagesë.

Gjithashtu, premtoi se nëse e fiton edhe një mandat, 50% të qeverisjes do ta kenë gratë.

Lladrovci ndërkaq tha, se stadiumi do të ndërtohet në Drenas, jo diku tjetër.

“Shtëpitë që janë ndërtu, i gëzofshin…ligji nuk na lejon me i rrënu”, tha tutje Lladrovci.

Pse qytetarët duhet ta votojnë Ramiz Lladrovcin?

Në Drenas në balotazh janë Ramiz Lladrovci i PDK-së me 45.62% dhe Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” me 30,74%./21Media

Back to top button