Lladrovci Pse duhet me bë koalicion për Drenasin, do të qeverisim vet

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci në “Debatin Zgjedhor” në RTV21 shpalosi programin e tij qeverisës edhe për një mandat.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve që do mbahen të dielën, Lladrovci është në balotazh me Driton Ajazin nga “Demokratët për Drenasin”.
“Pse duhet me pas koalicion për me qeverisë Komunën e Drenasit, unë pres që më 14 nëntor fitoren e radhës e PDK-së në Drenas dhe do të qeverisim vet”, tha Lladrovci.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Ramiz Lladrovci ka marrë 45,62% të votave, ndërsa Driton Ajazi 30,74./21Media

Back to top button