Lladrovci tregon se kë e mbështet në mes të Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se kë do ta mbështesë në mes të Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt.

“Unë jam i bindur se Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka thënë fillimisht Lladrovci.

“Nuk e kanë lanë mentë Sami Lushtakun m’i dalë kundërkandidat Bekim Jasharit”.

Megjithatë, në një zgjedhje në mes të dyve, Lladrovci ka thënë se e mbështet Bekim Jasharin edhe pse Sami Lushtaku mund të garojë nga radhët e PDK’së.

“Moralisht do ta mbështes Bekim Jasharin”, ka thënë Lladrovci./express

Back to top button