Ministrja amerikane e Transporteve, Elaine Chao njoftoi sot dorëheqjen, duke përmendur shqetësimin e saj në lidhje me pushtimin e Capitol Hill nga mbështetësit e presidentit Donald Trump një ditë më parë.

“Vendi ynë përjetoi një ngjarje traumatike, plotësisht të shmangshme, që më shqetësoi aq shumë sa nuk mund ta injoroj atë”, e justifikoi largimin e saj ajo.

Chao, bashkëshortja e kreut të senatorëvë republikanë, Mitch McConnell, është anëtarja e parë e kabinetit të Trump që jep dorëheqjen pas dhunës dhe trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan dje.