“Llafe Llafe” kënga e re nga Dafina Zeqiri
Këngëtarja Dafina Zeqiri shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor.
Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka zbuluar se kënga e re që do të sjell mban titullin “Llafe Llafe”.
Në videon e publikuar Dafina shihet duke vallëzuar nën tingujt e këngës ende të pa lansuar.
View this post on Instagram
Ndryshe, më 12 korrik Dafina Zeqiri e publikoi këngën “Happy Birthday”. Deri tani kjo këngë ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media