Llapi-Dukagjini, këto janë formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshjen e mbetur të xhiros së 12, ku stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Llapit dhe Dukagjinit.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Llapi u mposht nga Prishtina me rezultat 2:0, kurse Dukagjini barazoi 1:1 me Ballkanin.
Momentalisht, Llapi zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 13 pikëve, krahas Dukagjinit që renditet në pozitën e nëntë me nëntë pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara formë më të mirë ka skuadra e Llapit, e cila ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, krahas Dukagjinit që ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Llapi: Avdyli; Idrizi, Emini, Rivera, Selimi, Krasniqi, Fernandinho, Shabani, Progni, Alidema, Fazliu.
Dukagjini: Haxhihamza; Shala, Dallku, Basriu, Hugo, Millaku, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku (Kapiten), John.

Back to top button