Di Maria dëshiron rikthimin te skuadra ku e nisi karrierën

Angel Di Maria së fundmi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe, duke e krahasuar atë me të lojtarëve të tjerë argjentinas të cilët ëndërrojnë futbollin evropian.
Di Maria e pranoi se ëndërron që të rikthehet te klubi ku nisi hapat e parë të karrierës si futbollit, Rosario Central, ndryshe nga lojtarët e tjera argjentinas që ëndërrojnë të luajnë në Evropë.
“Ëndrra ime e madhe është që të rikthehem te Rosario Central. Ka qenë ëndrra ime për një kohë të gjatë, nuk është e lehtë por do ta dëshiroja shumë”, tha Di Maria.
“Lojtarët në Argjentinë ëndërrojnë për një të ardhme në Evropë, ndërsa unë po ëndërroj për një rikthim te Rosario Central”, shtoi më tej ylli argjentinas.
Këtë verë Angel Di Maria u transferua nga Paris Saint-Germain te Juventusi, ku deri tani ka arritur të bëjë shtatë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.
Në vitin 2006, Di Maria doli nga akademia e CA Rosarios, ku pastaj qëndroi me klubin e Rosario Central deri në vitin 2007, ndërsa më pas u transferua te Benfica.

Back to top button