​Llapi synon finalen e Kupës duke e përmbysur Gjilanin

Nesër do të zhvillohet ndeshje kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e fitoi Gjilani me rezultat 2-1, andaj skuadrës së Tahir Batatinë si nevojitet përmbysja e rezultatit për të kaluar në finalen e madhe të kësaj gare, raporton KosovaPress.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Llapi shpreh gatishmërinë për ta arritur këtë objektiv.

“Nesër duhet t’i bëjmë krenar familjet tona, tifozët tanë dhe gjithë qytetin e mrekullueshëm të Podujevës. Me Legjendat dhe zërin e tyre motivues, besojmë se do ia dalim. Deri sot kemi punuar, tash mbetet vetëm për t’u angazhuar maksimalisht në arritjen e objektivit. FORCA LLAPI.”, thuhet në shkrimin e lëshuar në faqen e klubit.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, derisa gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.

Back to top button