Kaloni te përmbajtja kryesore

Lloyd Austin mbetet në spital, konfirmon Pentagoni

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin mbetet i shtrirë në spital “në gjendje të mirë.

Ky është konfirmimi i Pentagonit, lidhur me trajtimin që Austin është duke bërë për kancer të prostatës, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Në një qëndrim, thuhet se Austin u është rikthyer disa prej detyrave dhe “kontaktit me stafin e tij të lartë”.

70-vjeçari, është pranuar në një njësi të kujdesin intensiv më 1 janar pas komplikimeve të pasura nga një operim i bërë në fund të dhjetorit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button