Lluka dhe Sadiku japin detaje për pezullimin e grevës së minatorëve

Lluka: Brenda tre muajve do të përmbushim kërkesat e minatorëve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Valdrin Lluka, në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Sindikatës së Grevistëve të Minierës “Trepça”, Shyqri Sadiku ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me anën e së cilës pezullohet greva e minatorëve.

Lluka ka treguar para mediave se sipas marrëveshjes së arritur kërkesat e minatorëve do të plotësohen brenda tre muajve të ardhshëm. Megjithëse ka thënë po ashtu që duhet të rishikohen benefitet sociale të kërkuara nga minatorët edhe me ekspertë financiar, për të parë se si implikohet buxhetit i shtetit për realizimin e tyre.

“Marrëveshja parasheh mos lejimin e përfshirjes së disa aseteve shtesë si është metalurgjia e zinkut përfshirë edhe disa vendburime që kanë munguar për shkak se ka disa zona me interes të veçantë, si dhe kemi krijuar një grup punues që do të trajtojë benefitet sociale. Benefitet sociale do të thotë ato që i kanë kërkuar duhet të rishikohen dhe të shihet impakti financiar dhe tek pastaj të vlerësohet vazhdimi me to. E gjitha kjo, e kemi lënë edhe një afat kohor që është tre muaj apo 90 ditë që besojmë se është mjaftueshme që të kryejmë punët tona si Qeveri dhe për të arritur një vendim final për rregullimin e kësaj çështje.”, ka thënë Lluka.

Ministri ka folur më tepër rreth benefiteve sociale të cilat i kanë kërkuar minatorët e Trepçës, në kuadër të grevës pesëditorë që kanë mbajtur. Lluka ka thënë se është pro pensionimit të parakohshëm dhe sigurimit të përjetshëm shëndetësor por sipas tij ekspertët financiar duhet të japin analizën e tyre për këtë.

“ Kemi diskutuar edhe çështjet e benefiteve sociale dhe ne, e kam thënë edhe më herët në media që pensionimi i hershëm është një gjë standard ndërkombëtarë që përdoret për minatorët që punojnë nën tokë dhe ne e dimë që sot minierat tona i kemi 800 metra nën tokë dhe kushtet e operimit më të vërtetë janë të vështira dhe nuk mund të shkojë deri në 65 vjeç mosha deri në pensionim, por këto janë disa gjëra që janë diskutu, janë disa benefite të sigurimit shëndetësor, janë disa benefite të tilla të cilat, edhe njohja e stazhit, të cilat ne besojmë dhe kemi pajtueshmëri që një kohë tashmë për t’i vazhduar tutje. Edhe njëherë falënderojë shumë edhe kryetarin e Sindikatës i cili ishte proaktiv, i zëshëm në vazhdimësi edhe si anëtarë i bordit të Trepçës, i cili ka ngritur në vazhdimësi çështje e tyre dhe mos lejimin e degradimit të Trepçës”, ka thënë ai.

Kurse Kryetari i Sindikatës së Grevistëve të Minierës “Trepça” dhe njëherësh anëtarë i bordit të ndërmarrjes, Shyqri Sadiku, ndërkaq e quajti marrëveshjen e arritur me Qeverinë fitore për Trepçën dhe gjithë Kosovën.

“Ne, pas pesë ditë grevë të gjata e të mundimshme arritëm bashkërisht një marrëveshje që kërkesat e minatorëve dhe aspiratat të realizohen, deh ato kërkesa të minatorëve do të realizohen të gjitha brenda tre muajve. Ne e kemi ngrit zërin gjithmonë, edhe si sindikatë edhe si anëtarë i bordit që të ruhet Trepça, të mbrohet Trepça dhe qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që Trepça të mbrohet dhe ai qëllim është arritur sepse Trepça ka qenë shumë e rrezikume nga ai draft statut i cili ka pasur me kalu në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë, bashkërisht me juve është arrit një fitore e madhe, këtë falënderim ua dedikojë minatorëve të Trepçës të cilët për pesë ditë rresht kanë bë grevë dhe ka qenë greva e arsyeshme dhe qëllimi i tyre është arrit dhe këtë fakt është që Trepça është mbrojt dhe është një fitore jo vetëm e Trepçës por edhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është fi tore e Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët nëse pranojnë pensione nën 70 përqindëshin e pagës siç e kanë kërkuar, Sadiku tha se tanoi janë në bisedime me Qeverinë dhe se nuk mund të flas për diçka pa kaluar afati tre mujor por sipas tij kërkesa e tyre për 70 për qind të pagës si pension, është e arsyeshme.

Ministri Lluka sa i përket kësaj çështje tha se ekspertët financiare duhet të japin vlerësimin e tyre

Back to top button