Lluka: Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut Arian Daci

Lluka iu shpreh ngushëllime familjes dhe kabinetit qeveritar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Duke u shprehur i pikëlluar Lluka e ka vlerësuar lart punën e Dacit për promovimin e vendit.

“Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.
Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës.
Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta.
Pusho i qetë Arian!”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Arian Daci i cili ishte djali i akademiku,  Nexhat Daci, vdiq sot pas rënies së një orteku me borë në Brezovicë. Zëvendësministër i Diasporës ishte emëruar në nëntor të vitit 2017. /21Media

Back to top button