Ministri i Diasporës: Vdekja e Dacit, humbje e tmerrshme për ne

Dardan Gashi i shpreh ngushëllimet familjes Daci

Ministri i Diasporës , Dardan Gashi i ka shprehur ngushëllime familjes Daci për vdekjen e zëvendësministrit të kësaj ministrie, Arian Daci.

Gashi e ka quajtur këtë si lajm të tmerrshëm dhe ka vlerësuar lart punën dhe personalitetin e Dacit.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për vdekjen tragjike të Arianit në Brezovicë. Ky lajm është sa i papritur aq edhe shokues e i tmerrshëm. Ariani përpos që ishte koleg, ishte dhe mik i dashur. Ishte njeri që deshti këtë vend, deshti kolegët e tij e më së tepërmi deshti jetën.
Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij të cilëve ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella në këto momente shumë të vështira. Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur.
Do të na mungosh të gjithëve mik!

Ngushëllimet më të thella për juve, akad. Nexhat Daci dhe Zineta, Merita e mbarë familja Daci.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Dardan Gashti.

Arian Daci vdiq sot si pasojë e një orteku i cili ka rënë në Brezovicë. Ai në nëntor të vitit 2017 është emëruar zëvvendësministër i Diasporës./21Media

Back to top button