Loja “Mos u Nxeh” nuk do të mbetet vetëm me qytetin e Prizrenit

 
Të mërkurën u bë promovimi i lojës “Mos u Nxeh Prizren!”, në oborrin e Kompleksit muzeor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo lojë është e përgatitur nga organizata “EC Ma Ndryshe”.
Drejtor i organizatës “EC Ma Ndryshe”, Valon Xhabali, në emisionin “BonBon” të RTV21 ka treguar për qëllimin e krijimit të kësaj loje.

Loja “Mos u Nxeh” nuk do të mbetet vetëm me qytetin e Prizrenit. Xhabali ka treguar se kanë filluar me dizajnimin dhe përmbajtjen e numërit të dytë të kësaj loje.
“Ideja është që sa më shpejt të arrijmë të përgatisim nga një lojë të till për në secilin qytet, të paktën për shtatë qytetet kryesore”, ka thënë Xhabali.
Ai gjithashtu ka treguar se janë duke punuar që këtë lojë ta kthejnë edhe në aplikacion.

Përmes këtij aktiviteti  bëhet prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore, edukimi joformal i gjeneratave të reja.
Loja “Mos u Nxeh”, përveç që synon të ‘pushojë’ fëmijët nga ekspozimi i tepërt në pajisje elektronike, poashtu synon rikthimin e një nostalgjie të shumë familjeve kosovare, tanimë në një format ndryshe.
Edicioni i lojës “Mos u Nxeh Prizren” është dizajnuar nga “EC Ma Ndryshe” në partneritet me GuideKS (Asociacionin e Guidave Turistike të Kosovës) dhe kontribut të çmuar nga stafi profesional i Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren përderisa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./21Media

Back to top button