Vetura goditi gruan që kërkonte lëmoshë, Policia jep detaje

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për rtv21.tv dha detaje për aksidentin, në të cilin u lëndua një grua që kërkonte lëmoshë.
Borovci informoi se e lënduara u dërgua për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 16:30, në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.”, bëri të ditur Borovci.
Rtv21.tv më herët informoi për aksidentin dhe publikoi pamje nga vendi i ngjarjes./21Media

Back to top button