Lojtari i Dritës shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka shpallur lojtarin më të mirë të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 19-të, të parën në stinorin pranveror në BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani.
Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi “hat-trick” në ndeshjen kundër KF Feronikelit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.
Me këtë fitore Drita FC ka marrë kryesimin në renditjen e BKTSuperligës, me 37 pikë.

Back to top button