Nike dhe Inter përplasen pas marrëveshjes me Moncler

Kompania Nike ka informuar ekipin futbollistik, Inter se mund ta ulin pagesën e sponsorizimit me një milion euro pasi gjigantët e Seria A finalizuan një tjetër marrëveshje me Moncler.
Inter njoftoi për partneritetin e ri me Moncler në dhjetor të vitit të kaluar, marrëveshje kjo e cila shkaktoi reagime të njëpasnjëshme.
Siç raportohet, Nike tashmë e ka informuar Interin se do të zbresë një milion euro nga marrëveshja e tyre pasi besojnë se marrëveshja me Moncler shkel kontratën e përcaktuar me Nerazzurrët.
Burimet e Interit konfirmojnë se ata janë në bisedime me Nike për të zgjidhur këtë çështje, por nuk mund të sigurojnë që kompania të mos përpiqet të paguajë më pak para ose të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër në të ardhmen./21Media

Back to top button