Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik

Tashmë janë veç një ish-çift, pasi kështu bëri të ditur Loredana përmes një postimi në Instagram, ku brenda një teksti të shkurtë i dha përgjigje gjithë pikëpyetjeve që kishin të gjithë.
Loredana konfirmoi se e vetmja gjë që i lidh ata të dy është vajza, Hana dhe puna në studio, ku të dy kanë punuar intensivisht në projekte të reja muzikore.
Artistja tha se faza e albumit ka qenë mjaft intensive dhe se kanë kuptuar se mund të qëndrojnë për dhjetë orë ne studio por, nuk po ia dalin të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.
Tutje, reperja tha se do të mbajë kontakte të mira me Mozzikun, pasi ai i ka bërë dhuratën më të çmueshme, Hanën.
Gjithashtu, Lori shtoi se të dy u munduan shumë t’ia dalin ta ngrisin lidhjen e tyre, por ishte e pamundur.
Dhe krejt në fund, ajo i falënderon të gjithë që e mbështesin vazhdimisht, duke thënë se Lori do të vazhdojë, por për fat të keq kjo është jeta reale./21Media

Back to top button