Rama viziton afganët në Durrës

Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar afganët të cilët u vendosën në Durrës mëngjesin e ditës së sotme.
121 afganët e parë, mes tyre gra dhe fëmijë, janë strehuar në “Prestige Resort”, në Durrës .
Rama nuk ka shkuar duar bosh, pasi me vete ka marrë edhe dhurata për fëmijët afganë.
“Ka ditëlindjen, ka ditëlindjen e parë,” tha gruaja që mbante fëmijën e saj në krahë.
Ndërkohë, një grua tjetër tha se kanë përjetuar makth në Afganistan, e njëjta ka falenderuar kryeminstrin për pritjen.
“Ishte makth, kemi ardhur në parajsë. Faleminderit shumë kryeministër, faleminderit shumë për çdo gjë,”- tha një tjetër grua./OraNews.tv

Back to top button