Loredana publikon imazhe me shumë para dhe me një thikë

Rep-artistja Loredana Zefi njihet për jetën e saj luksoze dhe në krahasim me disa artiste të tjera Lori ka një stil pak më të veçantë.
Së fundmi, artistja ka publikuar disa imazhe në ”Instagram”, ku shihen një shumë e madhe parash dhe një thikë.


Loredana është përfolur shumë edhe përsa i përket jetës personale. Lidhja që ajo ka pasur me reperin Mozzik ka qenë temë diskutimi në mediat rozë.
Nga ajo lidhje Mozzik dhe Loredana kanë një vajzë të quajtur Hana.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Loredana mbetet bashkëpunimi me reperin Don Xhon. “Gjuj për to” është publikuar më 19 nëntor të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi 20 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button