Kaloni te përmbajtja kryesore

Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, reagon ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me planet e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Në një postimin në Twitter ambasadori gjerman Rohde ka thënë se kërkon nga autoritete që mos harrohen krimet që janë kryer nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skanderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar ndër tjera në Twitter, ambasadori Rohde.


 
Xhafer Deva nga Mitrovica, njihet si bashkëpunëtor i ngushtë nazistëve gjerman gjatë Luftës së  Dytë botërore.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Kulturës njoftoi për fillimin e restaurimeve të shtëpisë së Xhafer Devës. Shtëpia e Xhafer Devës është monument në mbrojtje të përkohshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button