Lori feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot

 

Këngëtarja e njohur, Loreta Kaçka-Lori sot feston datë të shënuar. Artistja ka ditëlindjen dhe mbushi 38 vjeç.

Me rastin e ditëlindjes, Lori po merr urime nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë. Ajo tashmë ka nisur të publikojë urimet në instastory që i kanë bërë ndjekësit e saj.

Loreta Kaçka-Lori është këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop, popullore moderne dhe popullore dasmash. Ajo është lindur më 26 maj të vitit 1983 në Devoll.

Lori ka karrierë të pasur muzikore dhe muzika e saj pëlqehet anë e mbanë trojeve shqiptare. Ndryshe, Lori më 30 prill ka sjellur ripërpunimin e këngës, ”Kujt i thua xhan”,  në versionin akustik./21Media

Back to top button