Familja e George Floyd kërkon reforma në polici

 

 

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar më shumë veprime në ndjekjen e drejtësisë racore, në 1-vjetorin e vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Biden ka thënë se dënimi i muajit të kaluar ndaj ish-oficerit të policisë, Derek Chauvin, për vrasjen e rëndë “ishte një tjetër hap i rëndësishëm drejt drejtësisë”, por shtoi se “përparimi ynë nuk mund të ndalet këtu”.

Pas takimit me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me familjen Floyd, Biden ka theksuar se “duhet të veprojmë” dhe “përballemi me një pikë ndryshimi”.

“Beteja për shpirtin e Amerikës ka qenë shtytje dhe tërheqje e vazhdueshme midis idealit amerikan që të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe realitetit të ashpër që racizmi na ka copëtuar prej kohës. Në rastin tonë më të mirë, ideali amerikan fiton. Ai përsëri duhet”, ka theksuar Biden.

Anëtarët e familjes së George Floydit kanë biseduar me ligjvënësit amerikanë, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të miratojnë legjislacionin për reforma në polici në emër të Floydit.

Vdekja e afro-amerikanit më 25 maj të vitit të kaluar, shkaktoi protesta mbarëkombëtare kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore, të cilët më pas u përhapën përtej kufijve të SHBA-së dhe filluan të shfaqen në kryeqytetet kryesore në të gjithë botën./21Media

Back to top button