Louis Vuitton prezanton koleksionin e ri pranverë-verë 2023 në Paris

Dita që u përmbyll java e modës në Paris për sezonin pranverë-verë 2023, ishte e bukur, me diell. Këtë ditë, shou i Louis Vuitton tërhoqi një radhë yjesh të shoubiznesit, në mesin e tyre: Charlene de Monaco, Janet Jackson, Sophie Turner, Jaden Smith, Deepika Padukone, Emma Chamberlain e shumë të tjera.
Revyja e modës u organizua në ambient të hapur, pranë Louvre-t.
Përgjegjësi për kreativitet i Vuitton, Nicolas Ghesquière, kësaj radhe prezantoi një koleksion ku ranë në sy detale të zmadhuara, tokëza të mëdha dhe kopsa, shirita të gjerë e zinxhir të mëdhenj. Edhe disa çanta të kësaj kompanie që u pretzantuan atje ishin të mëdha.
Në mesin e shumë modeleve që prezantuan disajnet e koleksionit të ri të Vuitton për pranverë-verë 2023, ishte edhe aktorja koreane Ho Yeon Jung, e cila paraqitet me rol në serialin e popullarizuar Squid Game./21Media

Back to top button