Loxha shënon fitoren e dytë në Evropianin e xhudos “Bulgaria 2022”

Momentalisht është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i xhudos “Bulgaria 2022”, ku pas Distria Krasniqit edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha, e ka filluar mirë këtë garë.
Loxha ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë të këtij kampionati pas dy fitoreve radhazi.
Fillimisht, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, në raundin e parë Loxha shënoi fitore kundër xhudistes bullgare Snezhana Gramatikova. Ndërkaq, në raundin e dytë Loxha arriti të sigurojë fitore me Ippon kundër xhudistes nga Polonia, Julia Kowalczyk.
Në raundin e tretë, Loxha do të përballet me xhudisten gjermane, Pauline Starke./21Media

Back to top button