Deri në sa vjet burg mund të dënohet mësuesi nga Prizreni nëse shpallet fajtor?
Policia e Kosovës dje arrestoi mësuesin në pension nga Prizreni i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
E për këtë Prokuroira Themelore në Prizren konfirmoi sot se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022.
Por deri në sa vjet mund të dënohet 76 vjeçari nëse vepra penale vërtetohet ?
Avokati Artan Çerkini për portalin rtv21.tv ka thënë se sipas Kodit Penal kryesi i kësaj vepre penale mund të dënohet deri ne 10 vjet burgim.
E lidhur me këtë rast portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe psikologun Imri Zabelin se për të parë se si trajtohet pedofilia në aspektin psiqik.
Ai ka thënë se Asociacioni më i madh dhe kredibil i Psikologëve Amerikanë (APA) e kualifikon pedofilinë si çrregullim.
“Duke qene se Pedofilia si çrregullim prodhon sjellje qe kanë pasoja për fëmijët, atëherë qasja ndaj pedofilisë është sa shëndetësore aq më shumë edhe ligjore.”, ka treguar Zabeli.
76 vjeçari dyshohet se ka joshur për marrëdhënie intime një vajzë të mitur 15 vjeç. Megjithatë 15 vjeçarja ishte imagjinare, pasi që ajo ishte gazetarja që realizoi hulumtimin./21Media