Kaloni te përmbajtja kryesore

LSDM: Bashkësia ndërkombëtare mbështet formimin e Qeverisë

LSDM ka thënë se bashkësia ndërkombëtare përkrah formimin e e Qeverisë së re në Maqedoni

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në kumtesën e sotme theksoi se e tërë bashkësia ndërkombëtare çdo ditë shpreh mbështetje të qartë për shumicën e re parlamentare në procesin e formimit të qeverisë së re, shkruan TV21.TV

“Opinioni demokratik vendor dhe ndërkombëtar qartë kanë vërejtur te kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, si lider përgjegjës, i vetëdijshëm, i përkushtuar, i ndershëm dhe i aftë, i cili dëshiron, mund dhe di të kontribuojë për të mirën e Republikës së Maqedonisë për zhvillim të rajonit dhe të proceseve demokratike në botën e civilizuar”, theksohet në kumtesë.

Nga kjo parti theksuan se qytetarët i kanë zgjedhur ndryshimet të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e jetesës./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button