Kaloni te përmbajtja kryesore

“Oj zonjë, rrafsh kurgjo nuk keni bo”, Kasapolli godet Vjosa Osmanin

(Lajm i përditësuar)

“Oj zonjë, rrafsh kurgjo nuk keni bo”, Kasapolli godet Vjosa Osmanin

Në emisionin Click në RTV21, analisti politik Gëzim Kasapolli ka komentuar paraqitjen e Vjosa Osmanit pas publikimit të rezultateve zgjedhore, duke e kritikuar mënyrën se si u prezantua rezultati i LDK-së.

Kasapolli tha se deklaratat e bëra nga Osmani nuk përkojnë me realitetin politik dhe nuk përfaqësojnë një arritje që mund të paraqitet si sukses i madh.

“Ajo se çka e pamë nga LDK-ja është fyerje e inteligjencës. Edhe kjo tha ‘5 pikë jemi rrit’. Oj zonjë, rrafsh kurgjo nuk keni bo”, deklaroi Kasapolli.

Ai vlerësoi se rezultati i LDK-së nuk duhet të interpretohet si një fitore politike, duke shtuar se qytetarët presin më shumë përgjegjësi dhe realizëm nga liderët politikë në vlerësimin e performancës zgjedhore.


Kasapolli: Humbësja më e madhe është Vjosa Osmani

Në emisionin Click në RTV21, analisti politik Gëzim Kasapolli komentoi rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar se qytetarët po kërkojnë më shumë normalitet në skenën politike.

Sipas tij, votuesit kanë dhënë sinjale të qarta se vendi ka nevojë për një qasje më të moderuar dhe për politika që ofrojnë stabilitet.

“Ky popull ka nevojë për një parti normale, për normalitet”, tha Kasapolli.

Duke folur për ndikimin e presidentes Vjosa Osmani në rezultatin zgjedhor, ai u shpreh kritik, duke vlerësuar se mbështetja e saj nuk ka prodhuar efektin e pritur elektoral.

“Humbësja më e madhe është Vjosa Osmani. Nuk ka mujt ma shumë se 35 mijë vota me ia sjell partisë”, deklaroi Kasapolli në Click të RTV21.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button