LSDM-ja edhe katër vjet në duart e Zaevit

Ai porositë anëtarësinë se beteja nuk ka përfunduar

Lidhjen Social Demokrate do ta drejtor Zoran Zaev edhe në katër vitet e ardhshme. Ky është mandati i dytë i politikanit nga Strumica, kurse për herë të parë u ul në karrigen e kryetarit të social-demokrateve në vitin 2013, ku erdhi si pasardhës i Branko Cërvenkovskit.

Cërvenkovski e shoqëronte Zaevin edhe sot në kongresin e 22 të LSDM-së.
Në fjalimin e hapjes së kongresit, kryetari i rizgjedhur i LSDM-së, porositi anëtarësinë se “lufta” nuk ka përfunduar, kurse kërkoi nga ata që të jenë sa më afër qytetareve për ti dëgjuar hallet e tyre. Zaev duke paralajmëruar qeverinë e re, premtoi se nga e hëna fillon misionin,  “Jetë në Maqedoni për të gjithë”.

“Nëpërmjet shoqërisë të solidarizuar, do t’iu ndihmojmë më të rrezikuarve. Nëpërmjet shoqërisë fer, do t’iu japim shanse atyre që kanë kualitetin. Nëpërmjet shoqërisë të drejtë, do ti mbrojmë ata që janë lënë pas dore. Do të zbatojmë reforma për zhvillim dhe mbrojtje të kompanive vendore. Ne e dimë se liria do të thotë departizim i sistemit shtetëror dhe i institucioneve, dhe jemi të gatshëm që ta realizojmë këtë obligim. Mjaft më me revanshizëm që po na kthen prapa!”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Në kongres ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Social Demokrateve evropian, kurse kryetari i këtij opsioni politik, Gianni Pittella, iu drejtua të pranishmeve nëpërmjet një video, duke kërkuar nga Zaev që të vazhdoj luftën për zhvillim ekonomik dhe rikthim të drejtësisë. Zaev fitoi tre mandate radhazi si kryetar i komunës së Strumicës. Përveç kryetarit, social-demokratët do të votojnë edhe për zëvendëskryetarin e partisë, post të cilin pritet ta zë, Radmilla Sheqerinska. Mandati i skadon edhe Sekretarit Gjeneral të partisë, Oliver Spasovski, por dallim nga Zaev dhe Sheqerinska, ai nuk pritet që të rizgjidhet në këtë post. 700 delegatët e partisë do të duhet të zgjedhin edhe kryesinë e ngushtë të LSDM-së.

Në mandatin e parë si kryetar i LSDM-së, ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2014, fitoi vetëm 34 deputet, kurse në tentimin e dytë, koalicioni i udhëhequr nga partia e tij fitoi 49 mandate, dhe për herë të parë po i jepet shansi që të formoj qeverinë e ardhshme./21Media

Back to top button