LSDM jo diskutimeve, Veljanovski nuk lëshon pe

Debati vazhdon edhe nesër

Deputeti Oliver Spasovski nga LSDM kërkoi mbështetjen e 10 deputetëve, por mori mbështetje nga 60 deputetë nga shumica parlamentare. Nga kjo parti kërkojnë që menjëherë të kalohet në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Socialdemokratët thirren në nenin 78 të Rregullores së Kuvendit, ashtu që një deputet apo një grup parlamentar mund të kërkojnë ndryshimin e pikave të rendit të ditës.

“Unë nuk kërkoj ndërprerjen e debatit apo t’i shlyeni ata që janë paraqitur për diskutim. Kjo duhet të mbetet. Ajo që unë kërkoj është të kalohet në pikën e katërt të rendit ditor – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ashtu siç shkruan në rregullore dhe të cilin e kanë respektuar të gjithë deputetët ku kjo rregullore është përpiluar”, Oliver Spasovski, nga LSDM.

Kryesuesi i seancës Trajko Veljanoski tha se po punohet ekskluzivisht vetëm në përputhje me Rregulloren. Ai shtoi se, para se të kalohet në pikën tjetër, fillimisht duhet të konsumohet ky debat.

“Për nenin 78 paragrafin 2, fare s’keni të drejtë. Ju nuk mundeni që në mes të diskutimit të kërkoni zgjedhjen e kryetarit. Këtë mund ta bëni vetëm pasi të përfundojë diskutimi dhe të propozoni pikë tjetër, gjë që një herë e bëmë”, tha Trajko Veljanovski, Kryesues i seancës konstituive.

Nga VMRO-DPMNE thirren në nenin 80, sipas të cilit, debati për një pikë duhet të zgjat derisa ai nuk përfundon.

“Debati do të zgjasë derisa nuk përfundon lista e deputetëve që janë paraqitur për të marrë fjalën. Çështja e dytë e lidhur me këtë është neni 7 paragrafi 1, sipas të cilit kuvendi nuk mund të diskutojë për çështje për të cilat komisioni amë nuk del me qëndrim”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.

Edhe deputetët e partive shqiptare me qëndrimin se Veljanovski duhet ta respektojë shumicën parlamentare.

“Nëse dëshrioni të bëni thirrje në legalitet, është neni 79, I cili ju obligon që pa diskutim propozimin që është mbështetur jo nga 20 por nga 67 deputetë, do të duhet që patjetër të vendoset në votim”, tha Xhevat Ademi, nga BDI.

“Kyretari nuk ka të drejtë të vendosë për asgjë, edhe pse ishim dëshmitarë të këtyre nëntë ditëve të debatit parlamentar i cili është në kundërshtim me rregullat”, tha Zijadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët.

Dje, deputetët e LSDM-së hoqën dorë nga replikat në interes të përfundimit të seancës. Me anë të vërejtjeve procedurale akuzuan se po bëhet shkelja e rregullores së punës së kuvendit. Debati parlamentar do të vazhdojë edhe nesër./21Media

Back to top button