“LSDM kërkon BDI-në, Besën dhe Aleancën në Qeveri”

LSDM dëshiron që në qeverinë e ardhshme pjese e saj të jenë tre partitë shqiptare të shumicës parlamentare

Edmond Ademi nga kjo parti thotë se LSDM është e interesuar që edhe Rilindja me Besë të jetë në qeveri, pasi siç tha në këtë mënyrë qeveria do të ishte më stabile.

“At që edhe kryeministri i ardhshëm Zoran Zaev e ka thënë edhe pozicioni i partisë në përgjithësi ka qenë që ne jemi të interesuara që të tre partitë të jen pjese e qeverisë së ardhshme reformuese, duke u nisur nga fakti se do të ishte një qeveri më stabile”, tha Edmond Ademi, LSDM, shkruan TV21.TV

Por qëndrimi i Koalicionit Rilindje me Besë deri tani ka qe në se ata së pari do të presin që Zaev të merrë mandatin, pastaj të bisedohet për qeveri. Fadil Zendeli nga ky koalicion gjithashtu tha se ata dallojnë shumë nga BDI.

“Te shqiptarët deri tani kemi pasur një politikë të vjetër, e cila dështoi, në të gjitha dimenzionet, dhe tani kemi subjekte politike shqiptare që nuk ka hipoteka me qeverisjen e kaluar”, tha Fadil Zendeli, Rilindja me Besë.

Në debat u fol edhe për mosdhënien e mandatit nga Presidenti Ivanov. Analisti Xhelal Neziri tha se shumica parlamentare nuk duhet ta pyesin Ivanovin dhe duhet ta bëjë qeverinë ashtu sikur e zgjedhën kryeparlametrain.

“Legjitimitet kupton deputeti i zgjedhur. Fuqi politike nënkupton shumica parlamentare. Ajo shumicë ka të drejtë legjitime dhe legale të zgjedh qeverinë dhe të miratoj programin e qeverisë së re”, tha Xhelal Neziri, analist.

Gazetari Naser Selmani tha se Ivanovi është mashë e Gruevskit, dhe sipas tij, Ivanov nuk është në gjendje për të marrë vendim.

“Unë mendoj se ai nuk është në gjendje vet të marrë vendim në mënyrë të pavarur, ai është një person që fatkeqësisht ka uzurpuar pozitën e kryetarit të shtetit. Ai është një mashë në dorën e Gruevskit”, tha Naser Selmani, gazetar.

Megjithatë në debat u tha se do të respektohet afati kohor prej 10 ditëve kur pritet që Ivanovi të jep mandatin./21Media

Back to top button