Berisha takon ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Takimi u zhvillua në kohën e krizës politike që ka përfshi Shqipërinë, pasi opozita nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Te dashur miq, sot ne ora 15:00 pata nje takim ne zyren time me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, Ne kete takim u diskutua gjeresisht mbi situaten e rende ne vend. Theksova se situata eshte shume kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur per qellime elektorale vendin me droge dhe e ka mohuar dhe mohon ate, pasi ka mbushur institucionet me kriminele e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon ate, pasi ka shnderruar administraten, te gjithe punonjesit e administrates dhe ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te PS, ka vendosur te varrose pluralizmin politik ne Shqiperi. Ne takim u diskutua gjeresisht mbi rendesine e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog te kesaj situate tejet te rende qe perjeton vendi”, ka shkruan Berisha.

Back to top button