LSDM: Vullneti i shumicës do të realizohet

Sipas LSDM-së, qytetarët janë peng i VMRO-DPMNE-së

LSDM-ja sot përmes kumtesës njoftoi se shumica parlamentare po vepron në mënyrë të mençur që t’i mbrojë shtetin dhe qytetarët dhe se do ta realizojnë vullnetin e shumicës në momentin e duhur.

“I dimë obligimet tona dhe së shpejti do ta realizojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, në momentin e duhur, kur të vendosim se nuk do t’u shkaktojë dëm qytetarëve dhe shtetit. Republika e Maqedonisë do ta ketë kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformiste”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, qytetarët dhe shteti janë peng i udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, e cila i bllokon proceset demokratike dhe dëshiron të shkaktojë tensione dhe dhunë./21Media

Back to top button