Kaloni te përmbajtja kryesore

Luan Krasniqi humbi një familjar: Ai ishte njeri me forcë dhe parime të forta

Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i madh, Ramizi, të cilin e quajti shok të jetës e figurë atërore.

Luani tha se vëllai i tij, Ramizi, ishte njeri me forcë dhe parime të forta, e për të cilin tha se jeta e tij ishte e mbushur me përgjegjësi dhe dashuri për familjen.

“Ramizi ishte më shumë se një vëlla për mua. Ai ishte njeri me forcë dhe parime të forta – një shembull i rrallë, i cili më udhëzoi dhe më frymëzoi gjatë gjithë jetës sime. Jeta e tij ishte e mbushur me përgjegjësi, dhe dashuri për familjen”.

“Ajo që e bënte Ramizin të veçantë ishte madhështia e tij e heshtur – nuk kërkonte kurrë vëmendje, por kur fliste, të gjithë e dëgjonin. Kur ishte pranë, ndiheshe i sigurt. Dhe kur e kishe nevojë, ai gjithmonë ishte aty – i palëkundur dhe i besueshëm si askush tjetër”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai u shpreh se Ramizi ishte dhe do të mbetet gjithnjë model për të.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button