Luan Krasniqi propozohet për ambasador të Kosovës në Gjermani

Ish-zëvendesministri Gani Dreshaj ka propozuar ish-boksierin Luan Krasniqin për ambassador të Kosovës në Gjermani.
Sipas tij, ai është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën shqiptare në Gjermani, ashtu “siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij”.
“Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme. Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë. Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e tij “Facebook”.
Beqë Cufaj ishte ambassador i Kosovës në Gjermani mirëpo, i njëjti u largua kur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i dërgoi presidentes Vjosa Osmani propozimin për lirimin nga detyra dhe tërheqjen nga misioni diplomatik i mbi 20 ambasadorëve të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button