“Luanesha e ISIS-it”, 21-vjeçarja nga Kosova dënohet me 4 vjet burg

Një 21-vjeçare është dënuar me katër vjet burgim në Itali.

Ajo akuzohet se ka qenë e një organizate terroriste “Luanët e Ballkanit”.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Blerona Tafallarin, e cila njihet me nofkën “Luanesha e ISIS-it”.

Tafallari bashkë me burrin e saj, ishin gati për të shkuar që të luftonin në Siri.

21-vjeçarja nga Kosova ishte arrestuar më 17 nëntor të vitit 2021.

Më parë nga mediat italiane ishte raportuar se kosovarja dhe bashkëshorti i saj kishin lidhje edhe me Kujtim Fejzulain, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte autor i sulmit terrorist në Vjenë, në nëntor të vitit 2020.

Në këtë sulm ishin vrarë katër persona dhe ishin plagosur 23 të tjerë. Fejzulai, më pas u vra nga policia austriake.

Back to top button