“Luaneshat e Kodrës” përmbylli edicionin e 20-të të “Frankofon”

Që nga 15 nëntori, Festivali i Filmit “Frankofon” shënoi edicionin e 20-të.
U mbajt në qytete të ndryshme të Kosovës, si Prishtinë, Pejë e Prizren.
Mbrëmë (e diel) – 21 nëntor, u shënua nata e fundit e “Frankofon”, ku “Luaneshat e Kodrës” përmbyllen këtë edicion që shfaqi një mori filmash.
“Luaneshat e Kodrës” e Luana Bajramit, shfaq në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë, ka ardhur koha për luaneshat të ulërijnë.
Gjithashtu, ky film është i pari kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës; në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors’ Fortnight, në garë për Camera d’Or./21Media

Back to top button